Home Rezultatet e kërkimit Banesa Banesa në shitje përballë Soliterit dhe Market Luani, ideale per biznes – 55m²
516 Shikime

Banesa në shitje përballë Soliterit dhe Market Luani, ideale per biznes – 55m²

Banesa
85,000€
Dhomat e gjumit: 1
Banjot: 1
Madhësia e pronës: 55 m²
Kati: -140
Zona: Qendër

Banesë në shitje në katin e parë | Lokacion ideal për biznes apo banim
Përballë Soliterit dhe Market Luani 2 | Afër Policisë dhe Gjykatës – Pejë

Në një nga lokacionet më të frekuentuara të qytetit, ofrohet për shitje një banesë prej 55 m², me 1 sallon dhe kuzhinë, 1 dhomë gjumi, 1 banjo, e pozicionuar në katin e parë, me ballkon dhe pamje direkte nga rruga kryesore, një rrugë me qarkullim të pandërprerë gjatë gjithë ditës.

Pozita është strategjike për zhvillimin e veprimtarive të ndryshme afariste apo profesionale, falë qasjes së lehtë për klientët dhe afërsisë me institucione publike. Banesa është ndërtim i vjetër dhe ka nevojë për renovim, por kjo paraqet mundësi për ta përshtatur sipas nevojave të biznesit tuaj.

Dokumentacioni është i rregullt dhe përkthimi realizohet menjëherë te noteri.

Veprimtaritë që mund të zhvillohen në këtë hapësirë përfshijnë:

  • Zyre avokatie apo noteriale

  • Zyre kontabiliteti, konsulence apo përmbarimi

  • Ordinancë mjekësore, dentare apo laborator

  • Parukeri apo sallon bukurie

  • Studio dizajni grafik, IT apo arkitekturë

Pozita në katin e parë dhe ekspozimi i drejtpërdrejtë në rrugë e bëjnë këtë pronë një mundësi ideale për investim të sigurt dhe të qëndrueshëm në zemër të qytetit.

Çmimi me zbritje: 85.000€
Kontakt: +383 48 850 000 (Viber & WhatsApp)
ID e shpalljes: 2301
www.megaprona.com

Ekskluzivisht nga MEGA PRONA.

Veçoritë

E mobiluar
Me fletë poseduese
Me leje ndërtimi
Vendparkim
© 2025 Mega Prona - Powered by: KOSOVISTA. Të gjitha të drejtat e rezervuara.