Home Rezultatet e kërkimit Troje Trualli në shitje në Rrekë të Allagës – 2 Hektarë
342 Shikime

Trualli në shitje në Rrekë të Allagës – 2 Hektarë

Troje
Rekë e Allagës
6,000€
Madhësia e tokës: 20,000 m2
Zona: Rugovë

Shitet toka në Rrekë të Allagës – 2 Hektarë me mundësi kompenzimi 100%

Në fshatin malor Rrekë e Allagës, një nga perlat më të bukura të Rugovës, ofrohet për shitje 2 hektarë tokë. Ky fshat, i njohur për bukuritë e tij natyrore dhe qetësinë, ndodhet në një lartësi mbidetare prej rreth 1,400 metrash dhe është vetëm 25 minuta larg nga qyteti i Pejës. Pozita e tij strategjike dhe klima e freskët e bëjnë këtë zonë jashtëzakonisht të përshtatshme për zhvillimin e projekteve serioze hoteliere dhe turistike.

Zona në fjalë është shumë atraktive edhe për shkak se shtrihet në shtegun Peaks of the Balkans, një prej shtigjeve më të bukura në Evropë dhe një nga itineraret më të famshme për ecje malore në Ballkan. Ky shteg malor përshkon tre vende – Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi – duke kaluar përmes disa prej maleve më spektakolare të rajonit.

  • Siperfaqja: 2 hektarë
  • Mundësi zhvillimi: Ideale për hotelieri dhe turizëm malor
  • Distanca: 25 minuta nga Peja
  • Lartësia mbidetare: 1,400 metra
  • Pronësia: Shqiptarë me dokumentacion të rregullt
  • Mundësi kompenzimi: Deri në 100% të vlerës

Mos e humbni këtë mundësi të artë për një investim të sigurt në një zonë me potencial të madh turistik.

  • Çmimi: 6.000€/ari
  • Kontakt: +383 48 850 000 (Viber & WhatsApp)
  • ID e shpalljes: 2173
© 2025 Mega Prona - Powered by: KOSOVISTA. Të gjitha të drejtat e rezervuara.