Super banesë me 2 dhoma gjumi – Dukagjini Apartments
Ofrohet për shitje një banesë ekskluzive me sipërfaqe prej 102.6 m², e pozicionuar në katin e 6-të në Dukagjini Apartments, Lagjja Dulia, Pejë. Banesa shitet komplet e mobiluar me mobilje shumë moderne të cilat i japin ambientit një pamje elegante dhe luksoze.
Banesa të këtij niveli në këtë lokacion dalin shumë rrallë në shitje, çka e bën këtë ofertë një mundësi të veçantë për ata që kërkojnë rehati, stil dhe një pronë me vlerë afatgjate.
•Sallon dhe kuzhinë moderne
•2 banjo, njëra brenda dhomës së gjumit
•Depo në korridor për makinë larëse, tharëse, bojler dhe pajisje të tjera
Objekti posedon 2 ashensorë dhe ofron komoditet të lartë në një ambient modern dhe të mirëorganizuar.
Banesa është në fazë legalizimi. Kontrata fillimisht realizohet tek avokati, ndërsa pas legalizimit tek noteri.
Kontakt: +383 48 850 000 (Viber & WhatsApp)
Ekskluzivisht nga MEGA PRONA