Home Rezultatet e kërkimit Shtëpi Shtëpi ekskluzive për shitje në Shtupeq të Madh, Rugovë – 200m²
747 Shikime

Shtëpi ekskluzive për shitje në Shtupeq të Madh, Rugovë – 200m²

Shtëpi
8GJ2M5VC+2P
300,000€
Dhomat e gjumit: 4
Banjot: 2
Madhësia e pronës: 200 m²
Kati: 2
Zona: Rugovë

Vilë ekskluzive për shitje në Shtupeq të Madh, Rugovë!

Në zemër të natyrës së pasur të Rugovës, kjo villë unike me 200m² është e mobiluar me cilësi të lartë dhe dizajn modern nga një prej kompanive më prestigjioze të arkitekturës në Kosovë. Vila ofron një përzierje perfekte të komoditetit dhe luksit, me ngjyra të ngrohta dhe materiale premium që e ngritin standardin e jetesës në nivelet më të larta.

  • Kati 1: Sallon, kuzhinë, banjo dhe 2 depo, dalje në tarrasë me pamje mahnitëse.
  • Kati 2: 4 dhoma gjumi të rehatshme dhe 1 banjo.
  • Trualli: 3 ari, me oborr të rregulluar dhe të rrethuar nga natyra e Rugovës.

Lokacioni: Fshati Shtupeq i Madh, i vendosur në një lartësi mbidetare prej rreth 1900m, vetëm 20 minuta me veturë nga qyteti i Pejës. Ky është një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët rajonalë dhe ndërkombëtarë falë natyrës së paprekur dhe atraktivitetit të Rugovës në çdo stinë të vitit.

Hapsirë për parkim në oborr dhe ambient nën strehë për vendosje të druve të zjarrit. Vila ka sistem ngrohjeje qendrore, duke garantuar komoditet në çdo kohë të vitit.

Çmimi: 300.000€
Kontakt: +383 48 850 000 (Viber & WhatsApp)
ID e shpalljes: 2202

Ekskluzivisht nga MEGA PRONA.

© 2025 Mega Prona - Powered by: KOSOVISTA. Të gjitha të drejtat e rezervuara.