Home Rezultatet e kërkimit Banesa Banesë me 1 dhomë gjumi në Peja e Re Residence – 69.3m²
637 Shikime

Banesë me 1 dhomë gjumi në Peja e Re Residence – 69.3m²

Banesa
55,000€
Dhomat e gjumit: 1
Banjot: 1
Madhësia e pronës: 69 m²
Kati: 7

Banesë me 1 dhomë gjumi, çmim special! Peja e Re Residence

E vendosur në një lokacion strategjik në lagjen Dardania 2, afër udhëkryqit për Loxhë dhe Tranzit, në një zonë që po shndërrohet në qendër të zhvillimit të lartë urban. Ideale për banim ose investim.

Banesa është në fazën e ndërtimit, duke ofruar çmim jashtëzakonisht të volitshëm për blerësit e hershëm. Shitet direkt nga nënkontraktori.

Detajet e banesës:

  • Kati: 7
  • Sipërfaqe totale: 69.3 m²
  • Sallon me kuzhinë të hapur, me ndriçim natyral dhe dalje në ballkon
  • 1 Dhomë gjumi
  • 1 Banjo moderne
  • 1 Ballkon – me pamje të hapur dhe qasje nga dhoma e ditës dhe dhoma e gjumit

Cilësia e ndërtimit:
Ndërtesa po ndërtohet me materiale premium që përfshijnë izolim të avancuar termik dhe akustik, fasadë moderne me sistem termoizolues, dritare PVC me xham termo, dhe instalime elektrike e hidraulike sipas standardeve më të fundit.

Ky projekt banimi përfaqëson një mundësi ideale për ata që kërkojnë cilësi, lokacion dhe çmim të volitshëm – të gjitha në një!

Çmimi: 55,000€
Kontakt: +383 48 850 000 (Viber & WhatsApp)
ID e shpalljes: 2305
Web: www.megaprona.com
Ekskluzivisht nga MEGA PRONA

© 2025 Mega Prona - Powered by: KOSOVISTA. Të gjitha të drejtat e rezervuara.