Home Rezultatet e kërkimit Shtëpi 3 Shtepi super moderne në shitje afër The Cambridge School, Pejë – 101.1m²
15 Shikime

3 Shtepi super moderne në shitje afër The Cambridge School, Pejë – 101.1m²

Shtëpi
250,000€
Dhomat e gjumit: 4
Banjot: 3
Viti i ndërtimit: 2026
Sipërfaqja: 214 m²
Lot Size: 5 ft²
Kati: 2
3 SHTËPI SUPER MODERNE NË SHITJE – PEJË
 
• Vetëm 1 minutë nga The Cambridge School dhe lagjja “Peja Hill”
• Vetëm 7 minuta nga qendra e Pejës (Hotel Dukagjini)
 
Në shitje janë 3 shtëpi të sapondërtuara, me nga 214 m² sipërfaqe banimi dhe nga 5 ari truall, nga 4 dhoma gjumi dhe 3 banjo, të pozicionuara në një lagje të qetë, të asfaltuar dhe me pamje të mrekullueshme afër lagjeve të tjera private (“Peja Hill” dhe “Lagjja e Gurit”).
 
 Karakteristikat kryesore:
✔ Leje ndërtimi dhe fletë poseduese
✔ Ndërtim me materiale dhe standarde premium
✔ Dritare me 4 xhama (antracit jashtë, të bardha brenda)
✔ Granit natyral në parapetet e dritareve
✔ Instalime elektrike Schneider Electric
✔ Roletne elektrike
✔ Fasadë moderne me shirit LED
✔ Oborr i shtruar me kubeza
✔ Parking për minimum 3 vetura
✔ Mundësi për realizimin e një pishine private
✔ Hapësirë e bollshme në oborr, ideale për relaks, kënd lojërash për fëmijë apo projekte të tjera sipas dëshirës
 
Organizimi i shtëpisë:
Kati I
• Sallon i madh me dalje në terrase përpara
• Kuzhinë me dalje në terrase prapa
• 1 dhomë gjumi
• 1 banjo
• 1 depo
 
Kati II
• 3 dhoma gjumi
• Master bedroom me garderobë dhe banjo private
• 1 banjo shtesë
 
Shtëpitë shiten në gjendjen aktuale, me mure të lyera me ngjyrë dhe nivelizim të përfunduar, duke ju dhënë mundësinë që ju të finalizoni parketin ose laminatin, banjot dhe dyert e brendshme sipas stilit dhe preferencave tuaja.
 
Një mundësi ideale për familjarë apo miq të afërt, pasi shtëpitë mund të blihen veç e veç ose së bashku, duke ju mundësuar të jetoni pranë njerëzve tuaj më të afërt duke ruajtur privatësinë dhe komoditetin e secilës shtëpi.
 
Çmimi për 1 shtëpi: 250.000€
Kontakt: +383 48 850 000 (Viber & WhatsApp)
ID e shpalljes: 2436
www.megaprona.com
 
Ekskluzivisht nga MEGA PRONA
© 2026 Mega Prona - Powered by: KOSOVISTA. Të gjitha të drejtat e rezervuara.