80 Shikime

Shtëpia në shitje 120m nga korza, Pejë

Shtëpi
Dhomat e gjumit: 4
Banjot: 2
Lot Size: 179 ft²
Kati: 2
Zona: Qendër
120 METRA NGA KORZA, SHITET SHTËPIA NË NJË NGA LOKACIONET MË TË KËRKUARA NË PEJË
 
Në zemër të qytetit, përballë OVL UÇK, vetëm 120 metra në këmbë nga Korza e Pejës, pranë Teatrit të Qytetit, Kinos dhe të gjitha shërbimeve kryesore. Gjithçka që ju nevojitet ndodhet vetëm pak minuta larg në këmbë.
 
Prona përfshin:
• 1.8 ari truall
• Shtëpi 2-katëshe me hyrje të ndara
• 9 metra pjesë ballore në rrugën kryesore
• Lokacion premium me qasje dhe dukshmëri të shkëlqyer
 
Secili kat posedon:
• Sallon me kuzhinë
• 2 dhoma gjumi
• Banjo
• Ballkon
• Hyrje të veçantë
 
Falë hyrjeve të ndara, secili kat mund të shfrytëzohet si një njësi e pavarur, duke e bërë pronën ideale si për banim familjar, ashtu edhe për investim.
 
Prona është e përshtatshme për:
• Hostel ose apartamente me qira ditore
• Ordinancë mjekësore
• Zyra biznesi
• Studio, qendër estetike apo klinikë
• Veprimtari të ndryshme komerciale
 
Lokacioni është një nga asetet më të mëdha të kësaj prone. Me qendrën e qytetit vetëm 120 metra larg dhe me të gjitha institucionet, bankat, marketet, shkollat, kafenetë dhe restorantet në afërsi, kjo është një mundësi e rrallë për banim ose investim në një nga zonat me vlerën më të lartë në Pejë.
 
Për më shumë informata ose për ta vizituar pronën, kontaktoni.
 
Çmimi: Sipas marrëveshjes
Kontakt: +383 48 850 000 (Viber & WhatsApp)
ID e shpalljes: 2457
www.megaprona.com
 
Ekskluzivisht nga MEGA PRONA.
© 2026 Mega Prona - Powered by: KOSOVISTA. Të gjitha të drejtat e rezervuara.