Home Rezultatet e kërkimit Banesa Banesa në shitje me 3 dhoma gjumi në lagjen Puhovc, kati 5 – 120m²
38 Shikime

Banesa në shitje me 3 dhoma gjumi në lagjen Puhovc, kati 5 – 120m²

Banesa
Dhomat e gjumit: 3
Banjot: 2
Sipërfaqja: 120 m²
Kati: 5
Ndërtuesi: Dukagjini Construction

Banesë ekskluzive në zemër të Pejës me pamje nga Lumbardhi, me fletë poseduese!

Shitet banesë premium me 3 dhoma gjumi në një nga lokacionet më të kërkuara dhe më prestigjioze të qytetit – Puhovc, Pejë.

E pozicionuar në katin e 5-të të kompleksit cilësor të ndërtuar nga Dukagjini Construction, përballë Panama Lounge, me qasje direkte në shëtitoren e Lumbardhit dhe vetëm pak hapa larg qendrës së qytetit.

Karakteristikat Kryesore:
• 120m² bruto | 98m² neto me fletë poseduese + 7m² podrum me fletë poseduese
• 3 dhoma gjumi të ndriçuara natyrshëm
• 2 banjo
• Sallon dhe kuzhinë me hapësirë të bollshme
• Ballkon i madh me dalje nga salloni dhe dhoma e gjumit
• Pamje panoramike spektakolare nga Lumbardhi dhe Bjeshkët e Nemuna
• Ashensor
• Parking privat vetëm për banorët
• Sistem fleksibil ngrohjeje: pelet, rrymë dhe klimë

Dokumentacion i plotë dhe fletë poseduese e rregullt, bartje e menjëhershme e pronësisë me kontratë te noteri.

LOKACION QË NUK ZËVENDËSOHET

• Vetëm 5 minuta ecje deri te Korzo e Pejës
• Dalje direkte në shëtitoren e Lumbardhit
• Afër restoranteve, kafeneve, marketeve dhe çdo shërbimi të nevojshëm

Kjo pronë nuk ofron vetëm një banesë, por një stil jetese. Hapësirat e bollshme, pozita e jashtëzakonshme, pamjet panoramike dhe cilësia e ndërtimit e bëjnë një investim të sigurt dhe një zgjedhje ideale për familjet që duan më të mirën.

Banesa të tilla në këtë lokacion dalin shumë rrallë në treg.

Çmimi: Me marrëveshje
Kontakt: +383 48 850 000 (Viber & WhatsApp)
ID e shpalljes: 2429
www.megaprona.com

Ekskluzivisht nga MEGA PRONA

Veçoritë

Ashensor
E mobiluar
Kondicioner
Me fletë poseduese
Me leje ndërtimi
Vendparkim
© 2026 Mega Prona - Powered by: KOSOVISTA. Të gjitha të drejtat e rezervuara.